Këshili Ndërfetar takim me Ministrinë e Shëndetësisë

Dëgjesa me Ministrinë e Shëndetësisë, Këshili Ndërfetar vijon qëndrimin kundër surrogacisë

28 Maj, 20:18| Përditesimi: 28 Maj, 20:21

  • Share

Duke vijuar qëndrimin kundra ndaj projektligjit “Për shëndetin seksual dhe riprodhues”, këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, i përbërë nga komunitetet fetare të vendit tonë, ka realizuar dëgjesën e parë publike me Ministrinë e Shëndetësisë. Ata thanë se projektligji nuk duhet të kalohej në kuvend, pasi prek rëndë familjen.

“Ne ishim në emër të këshillit fetar të Shqipërisë i cili përbëhet nga 5 komunitete fetare zyrtare në Shqipëri. Me tu njohur me këtë projektligj, kemi ngritur një grup pune. Kanë zhvilluar një procedurë të argumentimit kundër këtij argumentimi.

Sterilizimi, rritja e moshës së abortit, nënat surrogate. Për komunitetet fetare, janë kundër këtij projektligji që janë pro këtij projektligji që ndikojnë në familjet shqiptare në krizën e saj. Ministria e Shëndetësisë mbetet e hapur për diskutime në lidhje me këtë projektligj”, tha Genti Kruja, Sekretar i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?