Politikë

Berisha 'në listën e zezë', VOA: Basha bojkoton ftesën e SHBA! Yuri Kim e ftoi në ceremoninë e “Defender 21”, kryedemokrati nuk mori pjesë

23 Maj 2021, 13:42| Përditesimi: 23 Maj 2021, 15:00

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk ishte në ceremoninë e stërvitjes ushtarake “Defender 21” në Tiranë edhe pse kishte marrë ftesë nga ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.

Zëri i Amerikës shkruan se kryediplomatja kishte kërkuar që në ceremoninë e sotme të ftoheshin Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe Kryetari i Partisë Demokratike. Basha nuk ishte në këtë ceremoni, ndërsa presidenti Meta mori pjesë dhe mbajti një fjalë përshëndetëse.

Ky refuzim i ftesën nga ana e Lulzim Bashës, vjen pak ditë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën “non grata” Sali Berishën si dhe familjen e tij.

Pas vendimit të DASH, Basha reagoi duke mbështetur qëndrimin e ish-kryeministrit Sali Berisha se vendimi ishte marrë pa asnjë bazë konkrete, duke bërë thirrje që të bëhet transaparecë e plotë mbi çdo fakt e dokument.

Basha tha në reagimin e tij para disa ditësh se Berisha është "udhëheqësi shqiptar që i ka dhënë kontributin më të çmuar për zhvillimin e vendit".

Por po ashtu, Basha nënvizoi se vendimi i DAHS vendim nuk do të cenojë marrëdhënien "e shkëlqyer" të Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mali: 24/05/2021 05:09

    Nese Basha bojkoton nje aktivitet ku e ftojne ambasadorja e SHBA aq na ben, ky akt tregon se eshte pjelle politike e Berishes. Tregon ne fakt tjeter qe jo rrale jane akuzuar nga PS qe jane prosllave

    Përgjigju
  • dritani: 23/05/2021 14:47

    Nuk e le babi Saliu, dihet qe Luli nuk benasgje pa urdher, eshte kukull si dhe bashke hajdut...

    Përgjigju
  • Sifi: 23/05/2021 14:16

    Basha eshte ne pozite te veshtire se rruge te mesme nuk kishte .O me Saliun qe i ka borxhe per karieren dhe proceset gjygjsore o me USA .Amerikanet jane superfuqi dhe veprojne si fjala ; Kur vjen nje dute.Basha me mos pjesmarrjen sfido vetem dhe do mari kusuret si mentori i tij.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?