Foto ilustruese

Defekt në rrjet, probleme me energjinë disa zona në Tiranë

8 Janar 2021, 22:45| Përditesimi: 8 Janar 2021, 22:46

  • Share

Si pasojë e një defekti elektrik, disa zona në Tiranë kanë probleme me energjinë elektrike.

OSHEE bën me dije se në orën 21:39 N/St Rajonal 220 kV i OST është stakuar Transformatori nr 3 te fuqisë, duke nxjerrë jashtë pune 9 fidera që prekin zona të ndryshme.

Bëhet fjalë për rrugën Siri Kodra, Bajram Curri, Frigoriferi, rrugën Mine Peza, Ferit Xhajko, Gjon Buzuku, Ibrahim Buzhiqi, 5 Maji, Medreseja, Allias, rrugën e Dibrës, televizionet brenda territorit të ish-Kinstudios, Lapraka, etj.

Nga punonjësit e OSSH po merren masa për rikonfigurimin e skemave duke bërë të mundur furnizimin përmes unazave me rrjetin e Nst Tiranë.

Aktualisht, është rikthyer energjia elektrike për pjesën kryesore të zonave, thotë OSHEE.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?