Foto ilustruese

Defekt në linjën Elbasan–Fier të OST/ Disa nënstacione jashtë pune, zonat pa energji elektrike

12 Janar 2021, 20:44| Përditesimi: 12 Janar 2021, 20:50

  • Share

OST njofton të gjithë abonentët se ka pasur defekt në linjën 220 kV Elbasan–Fier të OST-së.

Në njoftimin e OST-së thuhet se prej defektit, disa zona në qarkun Elbasan dhe Fier janë pa energji elektrike. Nga ana e OST-së po punohet për të kthyer energjinë elektrike.

Defekt në linjen 220kV Elbasan – Fier të OST, disa n/stacione jashtë pune

Njoftimi i OSHEE:

Ju bejme me dije se si rezultat I stakimit ne avari, te Linjes 220kV Elbasan – Fier te OST-se, sot ne daten 12/01/2021 ne oren 17:37, u nderpre energjia në N/stacionet Golem, Kavaje,

Plasmas, Rrogozhine, Divjake, Ballaj, Mertish, Karavasta, Lushnje, Hysgjokaj, Pojan, Hoxhare, Povelce, Kafaraj, Fieri 1, Fieri 2, Patos dhe Matkë.

Nga ana e OST-se po behet rikthimi gradual i furnizimit, te N/stacioneve te OSSH-se, duke zbatuar planin e rivendosjes, duke furnizuar fillimisht objektet e rendesise se vecante, si Spitale, Ujesjellesa, Institucione etj.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?