Foto ilustruese

Defekt në fider, pa drita disa lagje në Tiranë

20 Janar 2021, 20:54| Përditesimi: 20 Janar 2021, 20:55

  • Share

TIRANË- Për shkak të një defekti teknik disa zona në Tiranë kanë mbetur pa energji elektrike.

OSHEE njofton se nuk kanë energji banorët te "Komuna e Parisit", zona e Kompleksit " Dinamo" dhe Gardës, rruga e Kosovarëve.

“Për shkak të një defekti në fiderin 330/NST Selitë kanë mbetur pa energji disa zona si "Komuna e Parisit", zona e Kompleksit " Dinamo" dhe Gardës, rruga e Kosovarëve. Grupet e avarisë janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit. Deri ne eliminimin e avarisë po veprohet për furnizimin e këtyre zonave përmes NST Qendër”, njofton OSHEE.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?