Avion i kompanisë Wizz Air

Defekt në avionin e kompanisë 'Wizz Air'! Fluturimi shtyhet me disa orë

19 Tetor 2020, 18:20| Përditesimi: 19 Tetor 2020, 18:56

  • Share

Një avion i kompanisë Wizz Air ka pësuar një defekt teknik këtë të hënë (19 tetor).

Për pasojë fluturimi me destinacion Venecian është shtyrë me disa orë ndërkohë që udhëtimi do të bëhet me një avion tjetër.

Vetë kompania ka njoftuar këtë problematikë teksa ka shtuar se në bordin e atij avioni ishin 129 pasagjerë të cilët aktualisht janë në zonën e tranzitit. Fluturimi i ardhshëm është shtyrë për në orën 20:50.

Njoftimi i plotë

Në vëmendje të pasagjerëve që të kompanisë Wizz Air që udhëtojnë nga Tirana në Venezia

Njoftojmë pasagjerët dhe familjarët e tyre, se fluturimi i kompanisë Wizz Air me destinacion Venezia parashikohet të kryhet sonte në ora 20.50. Për arësye teknike, fluturimi i parë është anulluar dhe një avion tjetër i Wizz Air është në nisje nga Shkupi për në aeroportin e Tiranës, për t’i transportuar pasagjerët më tej, në Venezia.

Aktualisht 129 pasagjerët janë në sallën e tranzitit, me trajtimin nga kompania ajrore sipas procedurave të vonesave në fluturim.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?