Rocco Vata

Debutoi me ekipin e parë të Celtic, Rocco Vata i shënon Rangers në derbi

31 Dhjetor 2022, 14:34| Përditesimi: 31 Dhjetor 2022, 14:36

  • Share

Rocco Vata vijon të shkëlqejë në Skoci me Celtic. 17-vjeçari që luan me të rinjtë e Celtic shënoi në derbin me Rangers B, aty ku ekipi i shqiptarit fitoi 5-2. Do duhej një aksion i bukur dhe gjuajtja e Vatës që në të 38 minutë do vendoste ekuilibrat në 1-1, për t'i hapur rrugë Celtic B që të fitonte 5-2. Pak ditë më parë djaloshi debutoi me ekipin A të Celtic, në fitoren 4-0 kundër Hibernian në kampionat.

Pas djalit të Rudi Vatës janë emrat më të mëdhenj të futbollit në Europë, me klube si Bayern Munich, Juventus, Milan, Roma, Tottenham, Borussia Dortmund apo Atletico Madrid që kishin dërguar vëzhgues për të parë nga afër djaloshin në debutimin me ekipin A tre ditë më parë.

17-vjeçari është pjesë e kombëtares së Irlandës U-19, teksa ende nuk ka vendosur nëse do jetë pjesë e Shqipërisë në të ardhmen.

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • gazi brighton: 31/12/2022 15:25

    nepermjet te birit i ati kerkon te depertoje ne federaten e futbollit si drejtues gje qe e kerkon prej kohesh, thjesht bllof i te atit non stop duke i derguar lajme gazetatave shqiptare per te birin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?