Rocco Vata

Debutoi me ekipin e parë të Celtic në moshën 17-vjeçare, Milan dhe Juventus interes për Rocco Vatën! Bayern Munich e ndjek nga afër

29 Dhjetor 2022, 18:00| Përditesimi: 29 Dhjetor 2022, 18:04

  • Share

Milan, Juventus, Roma, Bayern Munich, Borussia Dortmund dhe Atletico Madrid kanë shfaqur interes për shqiptarin Rocco Vata. 17-vjeçari debutoi dje me ekipin e parë të Celtic në ligën elitare skoceze, me keltët që fituan 4-0 me Hibernian në kampionat. Gjashtë minuta nga fundi i takimit, Vata u fut në fushë në një mbrëmje që ka për ta mbajtur mend.

I biri i Rudi Vatës, Rocco ndjek shembullin e të atit që ka luajtur me Celtic dhe ka qenë kapiteni i kombëtares shqiptare. I lindur në 2005, Vata shihet me kërshëri dhe cilësohet si një ndër lojtarët më të mirë për moshën që ka. I aktivizuar në rolin e fantazistit, Vata ka zgjuar interesin e shumë klubeve që dje në mbrëmje kishin dërguar vëzhguesit e tyre në stadium. Në Itali bëjnë me dije se klubet e më sipërme janë të gatshme të paguajnë për të nënshkruar me Vatën.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?