Sport

Debutimi i ëndrrave me Barcelonën, mediat spanjolle: Manaj është i nënvlerësuar, por 3 golat nuk e shpëtojnë nga largimi

22 Korrik 2021, 12:32| Përditesimi: 22 Korrik 2021, 14:04

  • Share

Rei Manaj ka debutuar në mënyrën më të përsosur të mundshme me ekipin e parë të Barcelonës. Futbollisti i ekipit kombëtar shqiptar ka shënuar tre gola në miqësore e parë të sezonit që Barcelona luajti kundër Gimnastic dhe të cilën e fitoi 4-0.

 
Rei Manaj që u fut si zëvendësues në pjesën e dytë zhbllokoi shifrat me një supergol, ndërsa më pas i dyfishoi ato me gjoks para se t’I vuloste përfundimisht me penallti.


Kjo ‘tripletë’ para syve të trajnerit Kuman dhe presidentit Laporte mund ta ndryshojë shumë të ardhmen e 24-vjeçarit, i cili është shumë afër kalimit në kampionatin portugez. Qëndrimi te Barcelona gjithsesi do jetë tejet i vështirë, ndërsa pas ndeshjes 24-vjeçari është shprehur tejet i lumtur. Lushnjari ka thënë se ‘kjo ditë do jetë e paharrueshme për të dhe topin do ta marrë me të gjithë firmat e shokëve të skuadrës’.


Vlen për t’u theksuar se në pjesën e parë të kësaj ndeshje u aktivizuan futbollistë si Neto, Umtiti, Pique, Dest, Pjanic dhe Sergio Roberto.

Ndërkohë tripleta e Manajt nuk ka kaluar pa u komentuar gjatë në mediat në mediat spanjolle. Gazeta ‘Sport’ shkruan se Manaj është kundër baticës në këtë rast, pasi dihet që shqiptari po largohej. Sipas medias katalanase pavarësisht ‘tripletës’, Manaj do ta ketë të vështirë të qëndrojë, ndërsa në të njëjtën mënyrë e trajton edhe gazeta ‘AS’, që ndër të tjera përmend edhe kluazolën 50 milionë euro për largimin e shqiptarit.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?