Debutimi i Brojës për Fulham

Debutim i pafat për Brojën, trajneri i Fulham konfirmon dëmtimin e sulmuesit shqiptar

4 Shkurt, 08:50| Përditesimi: 4 Shkurt, 08:54

  • Share

Sulmuesi shqiptar Armando Broja duket se pati një debutim të pafat ditën e djeshme në ndeshjen ndaj Brunley që përfundoi me shifrat 2-2.

Broja u fut në fushë në minutën e 74-t, të ndeshjes ndërsa në deklaratën e dhënë nga trajneri i Fulham, Marko Silva u bë me dije se ylli i kombëtares mori një goditje në kavilje pavarësisht se vijoi ndeshjen deri në fund.

Silva u shpreh se është ende shpejt për të njohur shkallën e dëmtimit të Brojës.

“Është ende shpejt për të njohur shkallën e dëmtimit. Do ta kontrollojmë dhe të shohim se si është. Në atë moment, ai ndjente se mund të vazhdonte në fushë dhe unë e lashë në lojë”, u shpreh trajneri i Fulham.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?