Stadiumi i Peshkopisë me borë

Dëbora zbardh stadiumin, shtyhet ndeshja e Kategorisë së Parë

21 Prill, 15:43
  • Share

DIBËR - Ndeshja e javës së 30-të të Kategorisë së Parë mes Korabit dhe Luzit nuk do të luhet sot për shkak të kushteve të rënduara atmosferike dhe reshjeve të dëborës në qytetin e Peshkopisë.

Ndeshja e javës së 30-të Korabi - Luzi do të spostohet për t’u luajtur ditën e mërkurë më datë 24 prill, në orën 15:00.

Ky vendim është marrë në konsensus të plotë me dy klubet e Kategorisë së Parë që ndeshja të luhet në kushte sa më të mira dhe optimale.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?