Bora ofron pamje spektakolare në Malin e Thatë, turistët sfidojnë temperaturat për të shijuar pamjen fantastike të liqenit të Pogradecit dhe Prespës

8 Janar, 09:50| Përditesimi: 8 Janar, 10:01

  • Share

Në Malin e Thatë, temperaturat e ulëta të dimrit dhe reshjet e dëborës sjellin pamje spektakolare. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet këtë mëngjes.

Ky atraksion turistik po tërheq të apasionuarit ndaj natyrës, të cilët kanë sfiduar edhe temperaturat e ulëta për të shijuar një pamje fantastike të liqenit të Pogradecit dhe Prespës.

“MIRËMËNGJESI dhe nga Mali i Thatë tanimë shtegu turistik i preferuar në këtë periudhë nga të apasionuarit pas natyrës dhe dëborës që ofron një pamje fantastike të liqenit të Pogradecit dhe Prespës, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Mali i Thatë shtrihet në veri të Fushës së Korçës, një pjesë e tij vazhdon edhe matanë kufirit. Maja e tij nuk është e mprehtë por përkundrazi, ajo është e rrafshtë, e sheshtë dhe me gropa karstike.

Maja më e lartë e tij është Pllaja e Pusit , e cila është 2287 m mbi nivelin e detit. Ky mal ka një shtrirje rreth 25 km nga veriu në jugë dhe është i gjerë rreth 8 km në pjesën qendrore të vet.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?