Dëbora në Spanjë, vendi goditet nga temperatura tejet të ulëta

11 Janar 2021, 15:35| Përditesimi: 11 Janar 2021, 15:39

  • Share

Në Spanjë reshjet e dëborës kanë përfunduar, ndërkohë që autoritetet dhe civilët po bëjnë gjithçka që munden që të kthehen në normalitet dhe të minimizojnë problemet e shkaktuara nga stuhitë gjatë fundjavës.

Stuhia Filomena ka humbur shumë nga fuqia e saj dhe po lëviz drejt lindjes, por ekspertët e motit thonë se temperaturat do të vazhdojnë të bien në shifra minus për disa ditë.

Spanja u izoluar të të Shtunën pasi reshjet e dëborës me shifra rekord mbuluan pjesën më të madhe të vendit, duke sjellë ndalimin e lidhjeve të transportit.

Dëbora mund të ketë ndaluar por armiku veçanërisht për të moshuarit do të jetë akulli.

Të vetëdijshëm për këtë fakt janë grupe të banorëve lokalë, të cilët po japin një dorë për të pastruar rrugën për në objektet thelbësore.

Sekretari i një shoqate lokale të lagjes, Félix Sánche, tha se ishte mirë të ishe në gjendje të bëje diçka për të ndihmuar punonjësit e shëndetësisë.

Dëbora i ka kthyer ndërtesat dhe sheshet e famshme të Madridit në imazhe që kanë tërhequr vizitorët.