Dëbora mbulon Malin e Dajtit, edhe
pse jemi në fund të "Prillit pranveror"

26 Prill 2016, 19:56| Përditesimi:

  • Share
TIRANË -  Jemi në fund të muajit Prill dhe pas një nate të ftohtë, mëngjesin e sotëm (26 prill) Mali i Dajtit në Kryeqytet  u mbulua krejtësisht nga dëbora.

Pas disa javësh me diell në Tiranë, moti ndryshoi në mënyrë drastike dje me rrebesh shiu dhe stuhi por edhe me ulje të ndjeshme të temperaturave duke sjellë borën në Malin e Dajtit.

Edhe pse janë ditën e fundit të këtij muaji pranveror, moti mund të jetë i paparashikueshëm ndonjëherë.

mali i dajtit
mali i dajtit
mali i dajtit
(Mali i Dajtit i mbuluar sot nga bora, fotot Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com)  FOTO

mali i dajtit
(Rrebeshi i shiut dje (25 prill) pasdite në Tiranë)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?