Dëbora mbulon malësinë e Krujës, nuk ka rrugë të bllokuara

23 Mars 2018, 14:39| Përditesimi: 23 Mars 2018, 15:32

  • Share

Reshjet e dëborë të cilat kanë filluar gjatë natës në rrethin e Krujës dhe vazhdojnë aktualisht, kanë zbardhur pothuajse të gjithë malësinë e  Krujës. Niveli i së cilës arrin në mbi 20 cm. Fatmirësisht sipas burimeve të raportuara nga vendi, nuk rezultojnë rrugë të bllokuara apo fshatra te izoluara nga reshjet e dëborës.

Bashkia ka marrë masat duke angazhuar në terren një kamionçinë dhe disa punëtore të bashkisë të cilët, po shpërndajnë kripë në rrugën Krujë-Qafshtamë, në mënyrë që rruga të jetë e kalueshme dhe pa probleme për drejtuesit e mjeteve.
Aktualisht rrugët e malësisë janë të kalueshme por me vështirësi në disa akse ku  terreni është i thyer.
 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?