VIDEO/ Dëbora mbulon Korçën, në Dardhë trashësia shkon deri në 25 cm! 7 borëpastruese në terren, kërkohet përdorimi i zinxhirëve

21 Janar 2023, 08:13| Përditesimi: 21 Janar 2023, 08:15

  • Share

Në Qarkun Korçë gjate natës  ka pasur reshje shiu por në disa zona edhe dëbore, kryesisht në ato që janë mbi 900 metra nga niveli i detit.

Në aksin rrugor që lidh Korçën me zonën turistike të Dardhës në disa kilometra rresht ka pasur reshje dëbore, trashësia e së cilës ka shkuar nga 10 cm deri 25 cm. Dëborë ka mbuluar gjithashtu pjesë të rëndësishme të rrugëve Korçë-Voskopojë, Korçë-Qafa e Qarrit-Ersekë, ku trashësia e dëborës shkon deri në 15 cm.

Autoritetet kanë njoftuar e është punuar dhe vazhdon puna me 7 mjete borëpastruese për pastrim dhe kriposje.

Këshillin që në rrugën e Dardhës mjetet të jenë të pajisura me zinxhirë ose goma dimërore ne orët e paradites,  nga km 8 deri në km 13. Në akset e tjera qarkullimi i mjeteve behet pa probleme, rekomandohet përdorimi i gomave dimërore.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Korcarku: 21/01/2023 08:59

    Ohh shyqyr se do shesin nje cop lakrori 700 leka, se eshte rritur cilsia e ajrit dhe cmimi kripes .. ????????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?