Dëbora mbulon Korçën, arrin deri 1.5 m në Dardhas të Pogradecit! Maliq, Progër, Gorza probleme me energjinë

9 Mars 2022, 10:11| Përditesimi: 9 Mars 2022, 11:28

  • Share

Qarku i Korçës ditët e fundit është “pushtuar” nga reshjet e dëborës, erërat e forta dhe temperaturat e ulëta.

Ne zonat malore reshjet kanë qenë më të dendura dhe era më e fortë, ndërsa trashësia në disa zona si Dardha ka shkuar më shumë 40 cm.

Problematikat që janë shfaqur në qarkun e Korçës:

  • Njësia Dardhas- Të bllokuara 5 fshatra, Prenisht, Osnat, Lekas, Niçe, Derdushe, mbi 1.5 m dëborë. Banorët në këtë zonë po kërkojnë ndihmë, pasi ushqimet po mbarojnë.
  • Maiq- Probleme me energjinë Gjinikas, Osoje, Moglice.
  • Një pjesë e rrugës së Nikolicës e bllokuar nga dëbora.
  • Duke filluar nga Gora dhe më tej do ndërhyhet me kontraktorët e Korçës.
  • Probleme me energjinë ka në Progër.

Gjate natës u punua nga Kontraktorët për Mirëmbajtje Dimërore  me pastrime dhe kriposje. Të angazhuara në punë 9 mjete Borëpastruese. Qarkullimi i mjeteve ne akset rrugore nacionale dhe turistike si :Korçe - Erseke - Leskovik. Korçe - Dardhe. Korçe - Voskopoje , kryhet pa probleme.

Në rrugën e Dardhës nga km 9- km 13 me goma dimërore për orët e paradites. Kontraktoret do vazhdojnë punimet edhe gjatë ditës.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?