Dëbora bllokon dy fshatrat në Korçë, ende asnjë ndërhyrje nga autoritetet

12 Shkurt 2021, 16:52| Përditesimi: 12 Shkurt 2021, 17:21

  • Share

Reshjet e dëborës kanë izoluar dy fshatrat Shtyllë dhe Panarit në bashkinë e Korçës.

Rruga që lidh këto dy fshatra vijon të jetë e bllokuar prej më shumë se një muaji.

200 banorë të fshatit Panarit kanë mbetur të izoluar për shkak të rrugës që lidh fshatin Panarit dhe Shtyllë dhe me qytetin e Korçës.

Edhe pse sipas parashikimeve gjatë këtyre ditëve priten sërish reshje bore, ende në këtë rrugë nuk është ndërhyrë ndërsa hapja e saj duket e largët.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?