Dëbimi i diplomatit rus nga Shqipëria, Meta: Ministria ka pasur arsyet dhe argumentet e saj për këtë veprim

23 Janar 2021, 14:43| Përditesimi: 23 Janar 2021, 14:50

  • Share

Presidenti Ilir Meta, nga Durrësi ndërsa është pyetur lidhur me dëbimin e diplomatit rus, Alexey Krivosheev, nga ministria e jashtme, nuk e ka komentuar gjatë, duke thënë se ministria do të ketë pasur arsyet e veta që e ka marrë një vendim të tillë.

“Nuk kam asnjë koment dhe besoj se ministria ka pasur arsyet dhe argumentet e saj për të bërë këtë veprim”, tha Meta.

Qeveria shqiptare njoftoi shpalljen person të padëshirueshëm të diplomatit rus Alexey Krivosheev, me argumentin se ky i fundit ka shkelur në mënyrë të vazhdueshme të gjitha masat anti-COVID.

Në deklaratën zyrtare të Ministrisë së Jashtme, thuhej se në drejtim të Krivosheev ka pasur ankesa dhe denoncime të vazhdueshme dhe pavarësisht paralajmërimeve të bëra, diplomati nuk ka reflektuar, madje ka vijuar me sjelljen e tij neglizhuese. Një gjë e tillë, sipas ministrisë ka nisur që në prill të 2020, në muajin e parë të pandemisë, si edhe ka vijuar edhe në fillim të këtij viti, pavarësisht paralajmërimeve të shumta që kishte marrë.

Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar pas vendimit të Qeverisë shqiptare të për të shpallur non diplomatin rus, Alexey Krivosheev për shkelje të masave anti-COVID. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?