Debati për zgjedhjet në Mal të Zi, Rama rrëfen kush ia kërkoi mesazhin pro Gjukanoviçit

27 Gusht 2020, 19:58| Përditesimi: 27 Gusht 2020, 20:01

  • Share

TIRANE-Zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit në Malin e Zi prodhuan debat edhe në Shqipëri, pasi kryeministri Edi Rama dje shpërndau një video-mesazh në mbështetje të presidentit Gjukanoviç, ndërsa sot në një tjetër mesazh, ai u kërkoi shqiptarëve që të votojnë për listën shqiptare.

Por përse e bëri mesazhin mbështetës për Gjukanoviç? Këtë e shpjegoi vetë Rama ditën e sotme.

"Ne kemi bërë përpjekje për të bashkuar faktorët atje dhe ministri në detyrë Gent Cakaj sot ka punuar me faktorin shqiptar.

Nëse do u bëja thirrje shqiptarëve për të mos votuar për listën shqiptare mesazhin do ta bëja shqip, sikur e bëra sot.

Ai ishte mesazh i kërkuar si kontribut nga partia simotër socialdemokrate e Presidentit Gjukanoviç dhe ishte bindja ime dhe mesazhi për shqiptarët ishte i sotëm për të votuar për listën shqiptare.

Mesazhet janë komplementare sepse partneriteti i shqiptarëve me Gjukanoviç dhe lidershipi i presidentit për Malin e Zi është me rëndësi strategjike për shqiptarët dhe vetë Shqipërinë" tha ai për Tv Klan.

Komento

Komente

  • Mashkullori: 27/08/2020 22:06

    Si mund te jene cilesore kandidatet,kur sot kryetari i PD-se,mban rreth vetes,salianje,ballinje,vokshjane,pampurjane? Keta me ne krye vete gjumashin Lulash,nuk mund te pranojne kandidate,te cilet do t'i lene mbas dere...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?