Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar sërish deklaratat e ambasadës së SHBA dhe BE, të cilat mohuan ndërmjetësimin për reformën zgjedhore. Ai nënvizoi se PD ka marrëdhënie 100% të shëndosha me ndërkombëtarët. Sipas Bashës kjo është një përpjekje për të hequr vëmendjen nga interesi publik.
I pyetur se përse nuk ka zhvilluar asnjë takim me ambasadorë Basha e mohoi duke thënë se ka takuar, por nuk zbuloi detaje se me kë dhe çfarë ka diskutuar.
Pyetje: Si e gjykoni faktin që asnjë ambasador nuk ju ka takuar në cilësinë e kryetarit të partisë?
Basha: Ku e di ti që s’më ka takuar. Dje më ka takuar
Pyetje: Kush ambasador?
Basha: Është informacion që nuk e shfrytëzoj për interes mediatik. Një nga ambasadorët më të rëndësishëm, pardje, para katër ditësh... para gjashtë ditësh. PD ka marrëdhënie 100% të shëndosha me faktorin ndërkombëtar.
Pyetje: Ju përgënjeshtruan ambasadorët për Reformën Zgjedhore?
Basha: Nuk është e vërtetë... Qesh gajasem me këto… A e tha Basha ndërmjetësim apo nuk e tha. Nuk i shkoj pas përpjekjes për të na hequr nga interesi publik. Debati është votimi elektronik, votimi elektronik, Shqipëria një zonë... Debati sot është e lagu s’e lagu bishtin macja apo daci.
Basha-Zotëri takime private, janë takime private, takime pune, lëreni këtë se nuk ju nxjerr asnjë gjë. PD nuk është e izoluar, ka marrëdhënie 100% të shëndosha me faktorin ndërkombëtarë
Lajmi kryesor:
Rithemelimi bllokoi komisionin e 'Zgjedhores', Basha: Komplot me PS-në, s'e duan reformën! Rama po përgatit komision për të kontrolluar SPAK
B.K/ReportTv.al