Misteri i deklaratës politike që u zhduk nga faqja web e PE: Sot e rikthyer, por me version më të zbutur

17 Korrik 2020, 10:15| Përditesimi: 17 Korrik 2020, 11:19

  • Share

Parlamenti Europian ndryshon deklaratën për zhvillimet politike në Shqipëri lidhur me reformën zgjedhore duke e zbutur qëndrimin. Pasditen e së enjtes tre eurodeputetët, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme David McAllister, raportuesja për Shqipërinë Isabel Santos dhe kryetari i Delegacionit të Parlamentit për Shqipërinë Manolis Kefalogiannis, pas nismës për hapjen e listave, shpreheshin tekstualisht: 

"Çdo modifikim i marrëveshjes pa arritur një konsensus me të gjitha partitë politike mund të rrezikojë thirrjen e konferencës së parë për negociatat e anëtarësimit, dhe për këtë arsye të ngadalësojë procesin e integrimit evropian".

Kjo deklaratë u hoq pasditen e djeshme vetëm, por sot në mëngjes është rivendosur me një ndryshim duke zbutur qëndrimin.

Në deklaratën e re ky paragraf është korigjuar keshtu:

 "E rëndësishme të arrihet një marrëveshje, të ruhet dialogu dhe konsensusi me të gjitha partitë politike, në mënyrë që të mund të thirret konferenca e parë për negociatat e anëtarësimit, dhe të vazhdojë procesi i integrimit evropian".

Pra nga kërcënuese, deklarata sot është bërë këshilluese që të ruhet dialogu dhe konsensusi.


 

Deklarata e re e Parlamentit Europian

Lajmi në përditësim....

Komento

Komente

  • Lavdosh Bubeqi: 17/07/2020 17:18

    Lojera te ndyra partish nga te cilat ka vuajtur gjithmone Shqiperia. Te djathtet e Europes jane me partizane dhe kete e kane treguar gjate ketyre 30 viteve Disa figura na jane bere aq te uryera sa nuk ka me. Nen emrin a mbrojtjes se PDse kane bere bisnese fitimprurese. A ju kujtohet Grossbruck?, po italianet. Sot kemi Doris Pack qe nje zot e di kush ja paguan udhetimet dhe cfare qellimesh ka Thjesht propagande, shtremberim te gjysem te vertetave dhe mbrojtje e PDse, thejsht per te mbrojtur nje parti moter qe vetem emrin a ka te djathte

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 17/07/2020 12:18

    Keto jane partit motra te PD dhe I paguan Basha dhe Meta per interesa te tyre.jan keta plerat e kombit qe bejn gjithcka vetem per pushtet. Njeri nga ata te djeshmit ishte grek.prandaj e do dhe financon greku Lulushin se e di qe Lulushi per lake dhe pushtet I shot te gjitha

    Përgjigju
  • redi: 17/07/2020 11:52

    Deklarata e tre deputeteve te PE ishte diskredituese dhe me baze leka bingu nga partite popullire europiane dhe prandaj rifirmulua thirrja perseri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?