Debati për krizën e universiteteve/ Muça: Nuk financohet kërkimi shkencor! Vjerdha: Buxheti shpenzohet për dieta!

2 Tetor 2023, 22:25| Përditesimi: 2 Tetor 2023, 22:34

  • Share

Në ‘Studio Live’ të Report Tv me moderatorin Arbër Hitaj, u diskutua për krizën e universiteteve në vend.

Eksperti i arsimit, Erion Muça ngriti shqetësimin se në Shqipëri nuk financohet kërkimi shkencor, ndërsa pedagogët kanë zgjedhur të punojë me projekte të ndryshme për të siguruar këto të ardhura të munguara. 

Nga ana tjetër, aktivisti Kolindo Vjerdha nga "Qëndresa Qytetare" shkoi më tej kur u shpreh se buxheti i arsimit të lartë shpenzohet për udhëtime dhe dieta.

"Në Shqipëri nuk bëhet më kërkim shkencor. Duhet të bëhet një ndarje mes universiteteve publike dhe atyre private së pari, pavarësisht rankimit. Dhe së dyti duhet të marrin parasysh një element të rëndësishëm faktin që pavarësisht elementëve të këtij rankimi të dobët të universiteteve shqiptare edhe me këtë nivel të GDP që ne ia dedikojmë arsimit, edhe nëse universitetet publike do ta kishin këtë fond në dispozicion, sërish koha e gjatë e braktisjes së kërkimit shkencor në universitetet publike në Shqipëri ka vite që është lënë mënjanë dhe tanimë në gjithë vitet e fundit po të shohësh një pjesë të anketimeve shohim që deri 90% e stafit akademik të universiteteve publike janë të angazhuar me shumë projekte të natyrave të ndryshme. Pra, pjesërisht në kuadër të këtyre projekteve bëjnë kërkim aplikativ dhe sigurojnë të ardhurat në mënyrë të pavarur në këtë drejtim”- tha Muça.

“Niveli i GDP-së që i alokohet arsimit në përgjithësi biem dakord që është minimalist. Studentëve iu premtua 5%-shi në arsim. Pjesa më e madhe e buxhetit shkon për transport, dieta, siguri godinash dhe shumë pak për libra, suport për studentët apo kërkim shkencor.”- tha Kolindo Vjerdha.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?