Mbledhja në Këshillin e Sigurisë

Debati me ambasadorin rus në OKB, Rama shpërndan videon e ‘Sky News’: Krenari për Shqipërinë në krye të detyrës nën vështrimin e mbarë botës

21 Shtator 2023, 18:09| Përditesimi: 21 Shtator 2023, 18:25

  • Share

Mediet ndërkombëtare i kanë bërë jehonë përplasjes mes Shqipërisë, kryesuese e Presidencës së Këshillit të Sigurimit, me Rusinë për prezencën e Ukrainës në sesionin e radhës të OKB-së. Videoja është shpërndarë gjerësisht edhe në rrjete sociale. Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka shpërndarë një video të "Sky news" me mometin e përplasjes me ambasadorin rus duke mos e fshehur krenarinë për drejtimin që Shqipëria bëri në Këshillin e Sigurimit, në OKB.

“Momenti i djeshëm që gjeti pasqyrim të gjerë në mediat ndërkombëtare dhe u bë viral në rrjetet sociale anembanë; një moment krenarie për Shqipërinë në krye të detyrës nën vështrimin e mbarë botës”, shkruan Rama.

Në mbledhjen e së mërkurës të Këshillit të Sigurimit mbi Ukrainën drejtuar nga kryeministri Edi Rama, Rusia shprehu pakënaqësinë për pjesëmarrjen e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe faktin që ai foli para anëtarëve të Këshillit. Përfaqësuesi i Federatës Ruse, e ka akuzuar Këshillin e Sigurisë për mbajtjen e standardeve të dyfishta. Rusia kërkoi që Zelensky ta marrë fjalën, sipas rregullores, pas fjalës së vendeve anëtare. Rama theksoi se ky nuk është veprim i presidencës shqiptare, por vijimësi e politikës së konsoliduar në përputhje të plotë me politikat e këshillit. Rama, shtoi më tej se nëse Rusia ndal luftën, atëherë Presidenti Zelensky nuk do ta mbajë fjalën

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?