Debati/Braçe-Shehajt: Kostumi
im 30 mijë lekë, i joti 1500 euro

13 Nëntor 2017, 14:16| Përditesimi:

  • Share
Deputetët e opozitës kanë braktisur debatin në Komisionin e Ekonomisë, pas një sherri mes kryetarit Erion Braçe dhe deputetit të PD, Agron Shehaj.

Përplasja mes tyre ndodhi gjatë seancës së pyetjeve me ministrin e Financave, Arben Ahmetaj, kur deputeti Shehaj replikoi me Braçen duke i thënë se kostumi që mbante veshur nuk justifikohej me të ardhurat e tij. Kaq ka mjaftuar që Braçe të revoltohet, duke deklaruar se xhaketën e ka qepur një sitilist shqiptar dhe se ajo nuk kushtonte më shumë se 300 mijë lekë (të vjetra). "Ky gazetar i Zëri të Popullit asnjëherë nuk e ka vënë kokën në trotuar, jo si ti që e ke kostumin 1500 euro. Mund të të çoj unë tek një djalë në Shkodër që të bën një kostum me 300 mijë lekë", iu drejtua Braçe, Shehajt.

Madje deputeti socialist, në acarim e sipër, i tha Shehajt se ishte i gatshëm të zhvishej dhe t’i tregonte edhe kanatieren. Mes shkëmbimit të replikave, Braçe shkoi më tej duke e akuzuar deputetin demokrat se në biznesin që ka drejtuar deri dje, i ka trajtuar punëtorët si skllevër. Pas kësaj ishte radha e Shehaj të shpërthente duke i kërkuar Braçes të tërhiqte pas akuzat, sipas tij. Në këtë moment deputetët e opozitë të largohen në shenjë proteste nga mbledhja e komisionit Parlamentar të Ekonomisë.

Debati në komisionin e Ekonomisë:

Agron Shehaj: Nga një ish-gazetar i Zërit të Popullit e prisja këtë gjë.

Erion Braçe: Ky gazetar i Zëri të Popullit asnjëherë nuk e ka vënë kokën në trotuar, jo si ti që e ke kostumin 1500 euro.

Agron Shehaj: Po ti sa e ke blerë kostumin?

Erion Braçe: Mund të të çoj unë tek një djalë në Shkodër që të bën një kostum me 300 mijë lek.

Agron Shehaj: Kjo është sipër pagës mesatare në Shqipëri

Erion Braçe: Po po është sipër, edhe asaj pagës që i paguan ti skllevërit në call center-at e tu

Erion Braçe: Kur merresh me xhaketën time, shikoje çik xhaketën time. Tregoja çik xhaketën tënde. (I drejtohet kamerave, “kapjani pak xhaktën”)

Erion Braçe: Po deshe të tregoj edhe kanotjeren.

Agron Shehaj: I quajte skllevër bashkëpunorët e mi… ( Fiket mikrofoni dhe largohet nga mbledhja bashkë me deputetët e tjerë të PD)

Arben Ahmetaj: Erion, pyete për mandatin. Se ka lënë brinjët për mandatin në Vlorë.

Ahmetaj për Shehajn: Është në konflikt me ligjin se tani që është deputet, s’mund të jetë administrator (Shehaj drejton IDS), po mbase s’e kupton.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?