Debati, Basha-Ramës: Subvenciono qiratë dhe boll me fyerje! Je bërë nervoz

3 Prill 2020, 15:38| Përditesimi: 3 Prill 2020, 15:40

  • Share

'Lufta' me deklarata dhe akuza vijon mes shumicës dhe opozitës. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha e cilëson nervoz dhe pa ide kryeministrin Edi Rama dhe për këtë shkak, po sipas tij sulmon opozitën lidhur me debatin mbi shtyrjen e qirave. Kryedemokrati i kërkon kreut të qeverisë që të subvencionojë qiratë dhe pagesat e qytetarëve dhe bizneseve në nevojë, ashtu si kanë bërë shumë vende duke nisur me Kosovën.

"Për tju ardhur në ndihmë njerëzve, kemi kërkuar që qeveria të subvencionojë qiratë dhe pagesat e qytetarëve dhe bizneseve në nevojë, ashtu si kanë bërë shumë vende duke nisur me Kosovën. Boll me fyerje dhe sulme ordinere: ato nuk i mbushin xhepat dhe tryezat bosh të shqiptarëve. Fyerjet dhe sharjet ndaj opozitës tregojnë se kryeministri nervoz nuk ka as ide dhe as plan masash për emergjencën.

Cfarë thotë në drekë, e ndryshon në darkë! Ai sot po tregon se nuk ka hallin e shqiptarëve por ka vetëm merakun e oligarkëve. Qeveria të anulojë menjëherë koncesionet, të rialokojë buxhetin dhe të shtojë pa vonesë fondet e emergjencës në ndihmë të shëndetit dhe njerëzve dhe bizneseve në nevojë. Koha nuk pret' shkruan Basha.


Lajmi kryesor:

Debati mbi shtyrjen e qirave! Basha: Subvencionoi dhe boll me fyerje! Rama: Po nxit përçarje si në 97-ën


  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?