Debatet për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, politologu: Kundër lartësimit të tij, figurë e lidhur me nazizmin

14 Shkurt 2022, 22:44| Përditesimi: 14 Shkurt 2022, 22:58

  • Share

TIRANË- Projekti i BE-së për restaurimin e shtëpisë së ish-ministrit të-Brendshëm, Xhafer Deva gjatë Luftës së II Botërore, ngjalli debate të forta në Kosovë, ku historianët dhe politikanët u ndanë pro dhe kundër këtij financimi. Politologu Bedri Islami në një intervistë në ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv është shprehur kundër lartësimit të figurës së Xhafer Devës, pasi sipas tij ai ishte ministër i vendosur nga nazistët, por shtoi se nuk është kundër restaurimit të shtëpisë së tij si ndërtesë me vlera historike.

“Nuk jam kundër restaurimit të godinës, jam kundër rehabilitimit të figurave dhe ngritjes së tyre piedestal kur nuk duhet të jenë. Vënia në funksion të këtyre godinave bëhet në emër të shtetit. Mendoj se veprimi i Ministrisë së Kulturës ishte i nxituar jo thjesht në ringritjen e një godine, por në publicitetin që i thanë emrit të Xhafer Dedës. Ndërlidhën emrin e një figure të lidhur me nazmizmin me rindërtimin e një godine. Historia duhet shikuar me gjakftohtësi dhe njerëz kompetent që ose nëse e kanë jetuar këtë histori ose e kanë studiuar. Disa gjëra me kalimin e viteve, ngjarjeve nuk mund të lëvizin sipas dëshirave të njerëzve të veçantë

Xhafer Deda ke qenë një figurë shumëplanësh, por për një periudhë të caktuar kohe ka qenë ministër i Brendshëm i një qeverie që është krijuar me porosinë e një organizmi, strukture naziste në Shqipëri. Ata kanë patur përkrahje nga gjermanët që kanë pajisur me makineri lufte, me tange që veprimtaria e tyre nuk e kanë zhvilluar në atë drejtim që të ishte e dobishme për Kosovën”, tha Islami në Report Tv.

Sipas Devës, ato figura që kanë dalin në mbrojtje të figurës së Xhafer Devës, janë njerëz që kanë janë përpjekur të dëmtojnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Shumë nga figurat që mbrojnë Devën, janë njerëz që kanë qenë kundër luftës Çlirimtare në Kosovë. Janë përpjekur ta dëmtojnë UÇK-në deri në fund”, u shpreh ai.

Më 1 shkurt, BE-ja, UNDP-ja dhe Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit njoftuan për projektin e restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës. UNDP-ja dhe BE-ja tha se qëllimi i projektit ka qenë që të sjellë komunitetet së bashku dhe të kontribuojë në kohezionin shoqëror, duke përdorur trashëgiminë kulturore si një instrument për dialogun midis komuniteteve.

Por menjëherë pas publikimit të këtij lajmi, ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rohde e kundërshtoi këtë projekt duke thënë se Xhafer Deva ka qenë “bashkëpunëtor të ngushtë të nazistëve”. Bashkimi Evropian dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) pezulluan fondin për restaurimin e shtëpisë.  Shtëpia është në listën e përkohshme të monumenteve të mbrojtura të trashëgimisë kulturore në Kosovë.

Xhafer Deva ka qenë politikan shqiptar në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, 1939-1945. Më 1944, Deva u emërua ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Shqipërisë, e cila u formua me mbështetje të Gjermanisë naziste.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?