Debatet për 'Prefektin', Teatri Kombëtar fshin nga Facebook rileximin artistik të veprës

7 Dhjetor 2021, 12:20| Përditesimi: 7 Dhjetor 2021, 12:22

  • Share

Rileximi në skenën e Teatrit Kombëtar të veprës 'Prefekti' ngjalli jo pak debate mbi figurën e Qazim Mulletit, ku pati reagime nga personazhe të ndryshëm në vend e po ashtu edhe nga familjarët e ish-prefektit të Tiranës.

Këto reagime duket se kanë bërë që Teatri Kombëtar të fshijë nga Facebook leximin artistik të veprës.

Familjarët e Qazim Mulletit u shprehën të ofenduar nga leximi artistik që iu bë veprës, ku mbesa e tij, Besforta Mulleti tha për Report TV se ish-prefekti i Tiranës nuk ka qenë një figurë groteske siç paraqitet në vepër, por krejt e kundërta, intelektual që dinte 5 gjuhë të huaja. Ajo kërkoi që të risillet para publikut figura  e vërtetë e Qazim Mulletit dhe se ata janë gati të kontribuojnë me informacione.

Tashmë heqja e rileximit artistik nga faqja e Facebook e Teatrit Kombëtar, i jep fund edhe këtij debati.

Komento

Komente

  • Maks: 07/12/2021 12:31

    Tani i bie qe familjet e deshmoreve qe u vran nga fashstet shqiptar me ne kry kete prefekt duhet te hapin gjyq per te cuar ne vend dinjitetin e familjevr te deshmoreve Posht neofashizmi shqiptar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?