Debatet/ Berisha: PS po vë
në rrezik interesin kombëtar 
VIDEO/Fjala e plotë e deputetit Berisha

10 Mars 2016, 12:01| Përditesimi:

  • Share
Ish-kryeministri Sali Berisha, e quajti Asamblenë e një dite më parë të Partisë Socialiste, të turpshme. Teksa artikuloi opinionin e tij, Berisha tha në foltoren e Kuvendit se  shpallja e partisë mbi Shqipërinë, është një akt i tradhtisë kombëtare.

“Deklaratat e Asamblesë tuaj e bëjnë tepër të rrezikshëm qëndrimin tuaj në pushtet për interesat kombëtare, jashtë çdo lloj imagjinate që një politikan mund të deklarojë se e para është partia. Kjo ishte e Enver Hoxhës, dhe kjo është motër e Edi Ramës i cili s’meriton të jetë në parlament.  Enver Hoxha e respektonte një automat të votimit çdo 4 vjet, pa rival por e bënte dhe dilte me 100% , por Edi Rama as këtë nuk e respekton. Do thoni se ky është problemi juaj, por ky është akti stalinist më i turpshëm në historinë e vendit,” tha Berisha.

Ish kryeministri hodhi akuza edhe në drejtim të Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, për të cilin tha se bashkë me kryeministrin Rama shpallën zero problemin me fqinjët.
Sipas Berishës, qeveria ka vënë gjithçka në  funksion të partisë së saj.

Ironia e Berishës: Hiqjani shishen Ramës se është i rrezikshëm
Në përfundim të fjalës së tij në foltoren e Kuvendit Berisha ka zgjedhur të përdorë ironinë .Teksa i referohej debateve dhe ngjarjeve të pak ditëve më parë në mbledhjen e grupit të PS Berisha i ka kërkuar kryetarit Ilir Meta që të mos i lejojë gota dhe shishe Edi Ramës në parlament pasi ai ka shfaqur rrezikshmëri.

Ish kreu i demokratëve i tha Metës se ai në partinë e tij mund të bëjë ç’të dojë, por jo në parlament.
 
Akuzave të Berishës iu është kundërpërgjigjur deputeti socialist Erion Braçe, duke deklaruar se në 25 vite PS nuk e ka vënë asnjëherë në rrezik interesin e Shqipërisë, por i ka shërbyer asaj.

“Je ti ai që i ke shitur interesat e Shqipërisë,” i tha Braçe Berishës.
Opozita ka shfaqur dje një formë origjinale të bojkotit, dhe pse e pati edhe vetë të zorshme të jepte arsyet e saj për këtë veprim politik. Ajo u largua nga salla plenare por ndërkohë brenda Kuvendit seanca u shoqërua me debate

Debatet pa mikrofon në kuvend
Vangjel Dule: Zoti Kryeministër, ka një dallim mes gjërave që janë të ligjshme dhe atyre që janë të moralshme. Kur ky parlament pranoi se ishte i kriminalizuar dhe nisi procedurat ligjore për dekriminalizim, kjo do të thotë se beteja jonë me moralin u humb.

Erjon Braçe: Gjej vetëm një kriminel në krahun tonë...vetëm një..
Vangjel Dule: Ju kuptoj, keni një hall të madh...
Bashkim Fino: Nuk kemi asnjë hall.
Erjon Braçe: Boll me këto logje

Vangjel Dule: Z. Braçe, nuk keni pse të bëni konen...
Erjon Braçe: Mos tall tr... këtu, se po të duroj ca si shumë. More vesh?
Vangjel Dule: Ministri i jashtëm po krijon një kauzë etnike të panevojshme...
Erjon Braçe: Ik se ta jep Luli detin. Ik dhe kërkoja atij.
(Dule mbaron fjalën. Rama çohet për replikë. Ndërhyn Braçe.)

Erjon Braçe: Dua të bëj replikë për këtë tipin që na solli ahurin  e kafshëve këtu.
Ilir Meta: E ka kërkuar fjalën kryeministri.
Erjon Braçe: Jo, e dua fjalën unë.
(Rama pret në këmbë derisa mbaron replikën Braçe).
Erjon Braçe: Unë nuk kam quajtur asnjërin qen në këtë parlament.
Edi Rama: Fole për të varfrit, por të lutem se po bëhet e dhimbshme, që kush s’ka çfarë ofron kapet mbas të varfërve. Të varfërit nuk janë mish për topat e ambicieve politike.

Erjon Braçe: Për qejfet e Spiro Kserës thuaj.
Edi Rama: Ti e di shumë mirë se ti e njeh shumë mire historinë e re të Greqisë. Në emër të të varfërve u bënë shumë hapa të gabuar dhe sot po vuan Greqia keq. Në emër të të varfërve u bë gjithë ai zjarr i madh duke kënduar edhe Internacionalen nëpër sheshet e Athinës, por kënga mbaron varfëria thellohet. Kjo është historia e Internacionales dhe së majtës së lodhur. Po ti nuk je një i majtë i lodhur, ti je një grek i mirë, je një mik i joni, kështu që reflektoje këtë që të thash shumë sinqerisht, shumë vëllazërisht. Hajde bëhu pjesë e partisë socialiste dhe të siguroj që ne do të bëjmë të mundur atë që duket e pamundur. Do të të bëjmë edhe mik me Shpëtim Idrizin.
Vangjel Dule: Dua t’ju bëj me dije se emërtimi vjen pas fenomenit. Dhe nuk duhet ti vijë keq ndonjërit këtu që merr emrin që meriton sipas fenomenit që shfaq.

Erjon Braçe: Unë nuk kam bërë asnjëherë qënin këtu.
Edi Rama: Braçe, lëre.
Vangjel Dule: Unë nuk kam humbur, por jam i sigurt se zgjedhje edhe nuk mund të fitoj kur përballë meje kam gjithë hajdutët e qeverisë. jam i sinqertë dhe i ndërgjegjshëm, dhe zgjedhjet. Më ftuan në PS, por unë bëj një ndryshim mes anëtarëve të PS, dhe jush, për një pjesë të madhe të cilëve kam shumë respekt.
Erjon Braçe: O ditëzi, nuk të mundi mazhoranca në Dropull që të ankohesh për blerje votash. Të mundi PD-ja, o ditëzi.
****
Rakip Suli: Dëgjoni, unë falënderoj kolegët e mazhorancës që pranuan kërkesën time që shqyrtimi i mandatit tim të shqyrtohet në gjykatën kushtetuese. Unë nuk jam si Lulzim Basha që nuk e pa asnjë ditë derën e gjykatës as për 230 milionë eurot e shqiptarëve.
Sali Berisha: Sapo i dhe një leksion të mirë atij...Koços.
Flamur Noka: Ja vulose Koços mu në ballë. Koço, mbaje!
(Kokëdhima shpjegon kur ka lidhur kontratat)

Flamur Noka: Thuaji në gjykatë këto, kur të shkosh tek vendi. Hec atje e thuaji.
Koço Kokëdhima: Më lejoni t’ju lexoj edhe këtë pikë
 Flamur Noka: O kryetar, këto t‘ja lexojë gjykatës, jo neve.
Koço Kokëdhima: Pusho ti, mos fol.
Flamur Noka: Koço, të vjen erë.
****
(Fillon votimi, opozita nuk merr pjesë edhe pse është në sallë)
Paulin Stërkaj: Votoni ndonjë gjë, se nuk ju gjen gjëma. Qyl e keni
Taulant Balla: Vijnë vetëm për hallet e tyre
Arben Çuko: Albana, shtyp, se është për ilaçet kjo. Shtype, Albana.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?