Debate tek 'Ekonomia'/ Vasili: S'jam viktima juaj, mos mu referoni 70 herë, nuk zgjidhen problemet me arrogancë! Gjylameti: Fik mikrofonin

15 Mars 2023, 10:43| Përditesimi: 15 Mars 2023, 13:06

  • Share

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave është shoqëruar me debate. Deputeti Petrit Vasili është përplasur me kryetaren e Komisionit, Blerina Gjylameti, e cila i dha fjalën relatores për të dhënë mendimin për projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7/2017 “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”.

Vasili kërkonte fjalën që të vijonte procedurën, ndërsa Gjylameti tha që radhën e ka relatorja për të kaluar më pas në fazën pyetje-përgjigje. Kjo nxiti reagimin e Vasilit, të cilit i ndërprenë fjalën ndërsa Gjylameti vendosi 5 minuta pushim derisa të vendoset rregulli.

Vasili: Është i treti prezantim që bëjmë. Do improvizoni procedurë ju këtu. Çfarë është kjo? A më keni ftuar? Mund t’ju shpejgoj? Nuk jam viktima juaj. Kam ardhur si propozues këtu.

Gjylameti: Zoti Vasili, ju lutem s’ju kam dhënë fjalën.

Vasili: Mos mu refero 70 herë. Nuk e zgjidh dot problemin me arrogancë. Do shpjegoj procedurën.

Gjylameti: S’më tregon ti. Jeni i ftuar.

Vasili: Jam propozues, s’jam i ftuar.

Gjylameti: Ju lutem mbyllni mikrofonin të vijojë relatorja. Fjalën do jua jap unë. Këtu nuk është me uzurpim por me procedurë.

Vasili: Nuk më impresionon kjo lloj gjuhe mua. Po të shpjegoj çfarë ka ndodhur.

Gjylameti: Fikni mikrofonin.

Vasili: Ohu 40 herë.

Gjylameti: 5 minuta pushim sa të vendoset rregulli.

A.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Linda: 15/03/2023 14:08

    Vasili si gjithmone nga do qe shkon kerkon rremuje dhe haus jo drejtesiDisa deputet te caktuar vuajn nga "mencuria" po te jene te sigurt se do ju hasi sharra ne gozhd ne cdo sabotim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?