Politikë

Debate te Komisioni i Shëndetësisë për varfërinë e minimumin jetik, Avokati i Popullit: Ndihma ekonomike e pamjaftueshme! Qeveria-opozitës: Po bëni politikë me varfërinë

18 Nëntor 2021, 19:10| Përditesimi: 18 Nëntor 2021, 19:14

  • Share

Mungesa e përcaktimit të minimumit jetik dhe varfëria në vend është kthyer në 'mollë sherri' në Komisionin e Shëndetësisë, gjatë diskutimit dhe miratimit nen për nen të buxhetit të vitit 2022, ku deputetët e opozitës votuan përsëri kundër tij, me argumentin se nuk mbështet shtresat në nevojë dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca tha se ndihma ekonomike është e pamjaftueshme.

“Ndihma ekonomike është dyfishuar gjatë vitit të kaluar për një periudhë 6 mujore që e ka përmirësuar gjendjen ekonomike të këtyre familjeve por në gjykim të avokatit të Popullit pa adresuar problemin thelbësor të varfërisë. Nevojat minimale të një individi që Shqipëri mbi bazën e shportës janë rreth 18 mijë lekë për person, ndërsa vlera mesatare e ndihmës ekonomike pa marrë parasysh dyfishimin ka qenë 5.500 lekë për familje”, tha Ballanca.

Ndërsa sipas ministrisë së Shëndetësisë mbështetja është më e madhe, pasi krahas ndihmës ekonomike familjeve në nevojë ju mundësohet bursë për fëmijët, mos pagim i dritave dhe i ujit dhe një sërë masash të tjera.

“Kemi bërë një vlerësim të skemës dhe kemi arritur në një masë mesatare 7.700 lekë  në muaj për familje”, tha zëvendësministrja e Shëndetësisë Denada Seferi.

Ndërkohë kryetarja e Komisionit Albana Vokshi ka replikuar me tone të larta me deputeten e PS-së Klodiana Spahiu lidhur me shifrat e varfërisë.

Debati:

Klodiana Spahiu: Nuk mund ta politizoni kaq fort varfërinë.

Vokshi: Nuk ka politikë këtu.

Klodiana Spahiu: Po bëni politikë nga mëngjesi deri në darkë.

Vokshi: Nuk e mbroni dot varfërinë ju 50.8%, se mbron dot.

Spahiu: Nuk është aq sa thua ti.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?