Debate te 'Hetimori'/ Tabaku: Inceneratori i Elbasanit, skemë krimi! Boçi: Burimi i korrupsionit Rama, të tjerët shkallët për madhështinë e tij! Felaj: Është përmirësuar cilësia e ajrit

9 Shkurt 2022, 14:57| Përditesimi: 9 Shkurt 2022, 18:43

  • Share

TIRANË- Skenë krimi e ka quajtur kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, inceneratorin e Elbasanit, ndonëse kjo frazë ndezi debate, pasi për mazhorancën nuk qëndron. Ndonëse Tabaku tha se mund të quhet e tillë për aq kohë sa ka një ministër të arrestuar dhe 3 të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar, por për Arben Pëllumbi tha se s'mund të quhet "skenë krimi" sepse nuk është i rrethuar nga shiriti i policisë.

Duke paraqitur konfuzionet e tyre përfundimtare për këtë incenerator, Luçiano Boçi nga PD-ja tha se është një korrupsion në krye të së cilit qëndron Edi Rama.

"Është një skenë krimi. Çdo mbrojtje është mbrojtje politike për këtë grup kriminal me 3 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe 1 ministër të arrestuar ", tha Tabaku.

"Burimi i këtij korrupsioni është vetë Rama, tw tjerët janë shkallë ku ngjitet madhështia dhe korrupsioni i tij", tha Boçi.

Mirëpo, nënkryetarja e këtij Komisioni, Ermonela Felaj, thotë se prezenca e këtij inceneratori ka përmirësuar cilësinë e ajrit.

"Ka përmirësuar cilësinë e ajrit në atë qytet. Situata mjedisore në Elbasan nuk ka qenë kaq rozë, por ka qenë e rënduar dhe kërkonte ndërhyrje. Prandaj u shpall emergjenca mjedisore", tha Felaj.

Në fund, disa deputetë do shkuan të bëjnë inspektimin në terren.

Ora 15:26
Përplasje të 'Hetimori', Tabaku: ke marrë urdhër nga partia 'shit Kokën, mbro të tjerët'! Felaj: Mund të të përziej dhe ty në aferë korruptive dhe s'do dish të mbrohesh

Jorida Tabaku dhe Ermonela Felaj janë përplasur në Komisionin Ketimor për Inceneratorin e Elbasanit.

Jorida Tabaku: Shembull se si mund të mbrosh kriminelët

Ermonela Felaj: Mos shtrembëro mua, se mund të të përziej dhe ty në aferë dhe s'do dish të mbrosh veten tënde

Jorida Tabaku: Nuk ta kam përmendur, se ti ke hedhur firmën tënde në Fier, këto deklarata mua s'më pëlqejnë, por e kuptoj shumë mirë që i ka dhënë partia detyrë shit Lefter Kokën, mbro të tjetër

Ermonela Felaj: Me ke akuzuar që gënjej, kur lexoj një shkresë që kërkon Komisioni

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?