Debate të ashpra në Kuvend/ Bardhi: Mafioz! Rama: Më duhet t’ia shpjegoj fëmijëve të mi që je një palaço cirku, ik ore zagar (VIDEO)

22 Dhjetor 2022, 16:44| Përditesimi: 22 Dhjetor 2022, 20:27

  • Share

Deputeti i PD Gazment Bardhi ka debatuar ashpër me kryeministrin Edi Rama, ndërsa replikat kanë degjeneruar deri në fyerje personale. Kryeministri i është drejtuar Bardhit me fjalët palaço dhe zagar. Kjo erdhi pasi Bardhi e quajti 'mafioz'.

Edi Rama: Palaço cirku
Gazment Bardhi: Palaço je vetë
Ermonela Felaj: Vetëpërmbahuni në diskutime, mos flisni nga vendi
Edi Rama: Shani dhe akuzoni njerëz, cilën qetësi humba, kollaj është ti thuash qe je mafioz dhe kërcënon njerëz dhe s’ke asnjë provë
Gazment Bardhi: Je mafioz
Edi Rama: Për cilët emra duhet të përgjigjem palaço
Gazment Bardhi: Je legen mafioz,
Edi Rama: Je në gjendje t’ia vësh figurën një cirku gënjeshtrash, akuzash dhe fantazish, s’ke turp
Gazment Bardhi: Ruaj qetësinë mafioz
Edi Rama: Nuk jam palco që të ruaj qetësinë kur më thonë të pavërteta.
Edi Rama: Më duhet t’ia shpjegoj fëmijëve të mi që je një palaço cirku, ik ore zagar


Lajmi kryesor:

Mariana Semini emërohet anëtare e Gjykatës Kushtetuese! Bien poshtë akuzat e opozitës, PS vetëm 14 vota pro për Ardian Dvoranin


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?