Debate për asociacionin në Kosovë, opozita: Autonomi për serbët, Kurti do e firmosë! PDK: Draftin do ta ankimojmë në Kushtetuese

19 Nëntor 2023, 14:22| Përditesimi: 19 Nëntor 2023, 15:41

  • Share

Partitë opozitare në Kosovë kundërshtojnë draftin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, të propozuar nga diplomatët europianë dhe amerikanë në 21 tetor. Partia Demokratike e Kosovës  dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë të shqetësuara, siç thonë ato, për rrezikun që i kanoset vendit nga ky dokument.

Shkak për ndezjen e debateve është bërë një material i shpërndarë nga ish-kryeinspektori i AKI-së Burim Ramadani, për të cilin deputetët e partive opozitare thonë se është origjinali. Sipas tyre, në draft parashikohet autonomie për serbët në veri.

PDK ka paralajmëruar përmes deputetit Bekim Haxhiu dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, duke preferuar kështu rrugën ligjore përpara asaj të protestave, për të kundërshtuar veprimet e qeverisë. Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PDK, Abelard Tahiri duke akuzuar Albin Kurtin për mungesë transparence ngre shqetësimin se asociacioni do të krijojë një nivel të tretë pushteti.

Më kritik ndaj qeverisë Kurti është deputeti i AAK-së, Pal Lekaj i cili akuzon kryeministrin se po krijon Zajednicën në Kosovë.

Pas reagimeve të forta të opozitës ka ardhur reagimi i qeverisë Kurti. Zv/kryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh kryenegociator për dialogun me Serbinë, ka thënë se shqetësimet e ngritura se po krijohet një autonomi për serbët në veri përmes Asociacionit, janë të individëve që po shpërndajnë drafte dhe jo të qeverisë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Den: 19/11/2023 15:45

    Pushta,te gjithe pushta,kendej dhe andej,Per pushtet ca me serbin dhe ca me grekun,Kur Kurti ish kunder thoni qe po na armiqësor me USA,tani qe eshte me USA thone qe po tradhton Te njejten gje bente dhe Kurti kur ishte ne opozite.Race pushtash

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?