Kate Middelton dhe Camilla

Debate në familjen mbretërore! Kate Middleton e irrituar me bashkëshorten e Charles III, Camilla u ka treguar të gjithëve se kush është 'shefi'

18 Tetor 2022, 20:57| Përditesimi: 18 Tetor 2022, 21:43

  • Share

Duket se ka një përçarje në familjen mbretërore që pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II. Bëhet fjalë për marrëdhënien mes Kate Midleton, bashkëshortes së Princ William dhe Camilla-s, bashkëshortes së mbretit Mbretit Charles II.

Burime pranë familjes kanë pohuar se Kate beson se sjellja e Kamila-s ka ndryshuar për keq që nga vdekja e Mbretëreshës.

“Që kur mbretëresha vdiq, Camilla u ka treguar të gjithëve se kush është shefi. Kate po acarohet gjithnjë e më shumë me të. Ajo beson se Camilla nuk po i merr seriozisht detyrat e saj mbretërore dhe se ajo nuk e meriton rolin. Gjërat janë bërë jashtëzakonisht të sikletshme mes tyre”.

Një burim i dytë dha më shumë informacion për prishjen e raportit mes tyre.

“Camilla ka qëndrim superior, ku të gjithë duhet të përkulen para saj. Kate ka shkuar përtej për të mbështetur të gjitha vlerat e kërkuara nga anëtarët e familjes mbretërore, por Camilla nuk duket se po bën të njëjtën gjë”, thuhet nga burimi pranë familjes.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?