Debat në ‘Studio Live’, Kulluri-Burimit: Ke retorikë pro ‘foltores’, nuk e ktheni dot PD-në kundër SHBA! Analisti: Unë të jap ujë në bisht të lugës

9 Janar, 17:55| Përditesimi: 9 Janar, 18:12

  • Share

 

Në emisionin “Studio Live” në Report Tv pati një debat mes analistit Genc Burimi dhe sekretarit për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri. Ky i fundit kritikoi retorikën politike të Burimit, që sipas tij është pro ‘foltores’ së Berishës.

Nga ana tjetër, analisti u përgjigj duke thënë se kritikon të gjithë politikanët dhe se nuk favorizon asnjërin dhe për t’i dhënë argument qëndrimit të tij rikujtoi qëndrimin e Bashës menjëherë pas shpalljes non-grata të Berishës nga SHBA-të.

Pjesë nga debati në studio:

Kulluri: I pari që ka çuar telegram për Biden ka qenë Berisha dhe më pas Basha. Berisha e ka grisur telegramin ndërsa Basha i ka qëndruar telegramit.

Analisti, Burimi (qesh)

Kulluri: Kjo është e vërteta prandaj është qesharake. Retorika juaj dhe e jotja personale kundër SHBA-ve, për PD-në është vijë e kuqe dhe harroje ti dhe të gjithë ata që bëjnë retorikë anti-amerikane në Shqipëri që do ta shtyjnë partinë Demokratike në kurs anti-BE.

Burimi: Shiko, lëvizjet e tua sa majtas djathtas njëherë me Berishën e me Bashën, më mirë mos i përziej, rri i pavarur si unë, se për këtë punë të jap ujë në bisht të lugës. Më kujto pak deklaratën e shefit tënd Lulzim Basha ditën kur u shpall non-grata Berisha, e konsideroi ‘burrë shteti’.

Kulluri: Qëndrimi i sotëm është ‘non-grata’ mos hap librat e historisë.

Burimi: Unë u bie të gjithëve, Berishës e Ramës. Unë të vë në sfidë ty, kam vënë në krahasim Berishën me Putinin.


Lajmi kryesor:

PD i përgjigjet Gaz Bardhit: Largimi i Berishës, kusht i vetëm për ribashkimin tonë


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?