Debat i fortë në ‘Studio Live’, analisti Burimi: Lërë propagandën! Lapaj: Do më dëgjosh, t’i s'paske fare etikë, nuk bie në nivelin tënd

29 Shkurt, 19:14| Përditesimi: 29 Shkurt, 20:14

  • Share

 

Një debat i fortë është zhvilluar në “Studio Live” në Report Tv mes analistit Genc Burimi dhe kreut të lëvizja “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj. Ky i fundit është ndërprerë disa herë gjatë fjalës së tij nga Burimi, madje analisti i ngatërroi vazhdimisht mbiemrin. Që këtu nisi debati e më pas vijoi me akuza të tjera.

Pjesë nga debati

Lapaj: Zotëri unë e kam Adriatik Lapaj, nuk të lë të flasësh nëse nuk e thua si duhet. Lapaj e kam mbiemrin dhe është jo etike nga ana juaj...

Burimi: Llapaj flet për lufta të hapura dhe nuk flet për vjedhje në zgjedhje. Lapaj nuk e bën këtë se hyn në armiqësi me amerikanët, sepse ata thonë se Shqipëri ka demokraci. Këta mbyllin sytë përballë një njeriu që vjedh. E thotë francezi këtë gjë, unë dua ta thotë Lapaj.

Burimi: Lapaj do i njohësh zgjedhjet e dala pa votën e diasporës...

Lapaj: A do më dëgjosh tani. Më lër të përgjigjem...

Arbër Hitaj: Si mundet Rama?

Lapaj: Unë mendoj se modeli jonë politik është modeli i njerëzve që flasin me argumente dhe që kanë vizionin e tyre. Ne nuk jemi në këtë rrugë jo për të sharë e as për të vënë gjoba sepse ka dhe nga ata që vënë gjoba, se ka edhe nga këta.

Po thosha se ne jemi që qytetarët të mbajnë anën e atyre që thonë se ligji për referendumet të jenë realitet. Ne duam të depolitizohet administrata... (e ndërpret Burimi)

Burimi: Kush është kundër këtyre, hajde bëje...

Lapaj: Pse hidhesh kështu o burrë... qetë.

Burimi: Bëhu pak serioz

Lapaj: Okej, fol ti. Në tre fjalë më ndërpret, merre e fol me të.

Hitaj: Çfarë pyetjeje do ti bësh Lapajt?

Lapaj: Nuk marr pyetje nga ai

Burimi: A funksionon sistemi i drejtësisë, a ke besim që është e pa kapur?

Lapaj: Unë jam mbështetës i fuqishëm i reformës sepse besoj se ky vend duhet t'i japë fund pa ndëshkueshmërisë. Në këtë vend nuk duhet të harrojmë se politikanët nuk u hapnin telefonin prokurorëve tani po shkojnë aty për të dhënë llogari.

Burimi: Çfarë do përmirësohet e lëmë propagandën se më lodh nga Parisi

Lapaj: Ti qenke fare pa etikë në komunikim, nuk bie në nivelin tënd, vazhdo e fol. Ke ardhur në emision për të bërë zhurmuesin.

Hitaj: Ta dëgjojmë Burimi se nuk kemi kohë

Burimi: Je mësuar që bën propagandë në televizione

Lapaj: Janë lëshuar lart e poshtë tellallë që nuk dinë të dëgjojnë por vetëm flasin. Je në panik total, ti dhe aty ku del e flet. Je zhurmues...

Burimi: Po bën si viktimë... Ti tani ke bërë debat bosh fare


Lajmi kryesor:

Federata e opozitës, Lapaj i prerë: Nuk u bashkohemi, kanë vjedhur Shqipërinë! Zgjedhorja? Kanë frikë nga vota e diasporës


B.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?