Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurti

Debat dhe tension, zbulohet çfarë ndodhi në takimin e parë mes Vuçiç dhe Albin Kurtit: Ishte i ashpër

14 Shkurt 2020, 23:09| Përditesimi: 14 Shkurt 2020, 23:19

  • Share

Takimi i parë mes Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurti ka qenë mjaft i tensionuar në Gjermani, gjatë Konferencës së Sigurisë që po zhvillohet në Mynih.

Sipas medieve serbe, Vuçiç i ka thënë Kurtit se ky i fundit nuk mund ta fyejë Serbinë, pasi kryeministri i Kosovës e kishte kritikuar për shengenin Ballkanik dhe i tha se “Serbia duhet të çlirohet nga Kosova”.

Ju nuk mund të fyeni Serbinë, ju nuk përfaqësoni shtet. Gjysma e botës nuk ju ka njohur. Ne do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, ju nuk do të na provokoni duke devijuar përpjekjet tona në lidhje me shengenin Ballkanik” tha Vuçiç.

Ndërsa më pas për gazetarët Presidenti serb u shpreh se "Debati ishte i ashpër. Kam luftuar për interesat e Serbisë dhe popullit serb, që është puna ime. Unë po thosha të vërtetën dhe jam krenar për këtë". Tashmë pritet versioni i kryeministrit të Kosovës.

Komento

Komente

  • Ben: 15/02/2020 05:33

    Edhe Vuçiçi gje e trashe fort.Luftoj per Serbine thote idioti,lufto,lufto se derrin mrene e ke.Ballkan hesap.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?