Kokaina e sekuestruar

DEA zbulon 70 kg kokainë mes bananeve në Greqi, mediat: Destinacion Ballkani Perëndimor

31 Korrik 2020, 23:05| Përditesimi: 31 Korrik 2020, 23:10

  • Share

DEA amerikane dhe policia greke kanë zbuluar dhe sekuestruar 70 kg kokainë e fshehur në 60 pako në një konteiner me banane nisur nga Amerika Latine, konkretisht nga Panamaja me destinacion Ballkanin Perëndimor. Kokaina u zbulua pas kontrollit bazuar te analiza e riskut.

Pas dyshimeve nga kontrolli në skaner, kontenieri u kontrollua edhe me qen anti-drogë dhe u zbulua se ishte fshehur kokainë. Kjo nuk është hera e parë që në portin e Pireut në Greqi zbarkojnë kontenierë ku është fshehur kokainë nga Amerika Latine, ndërsa në dy raste është zbuluar se destinacion ka qenë Durrësi duke sjellë disa arrestime.
1596229689_kokine1.jpg
1596229704_droga.jpg

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?