Dea Mishel

Dea Mishel rrëfen betejën me ankthin: Qaja para se të futesha në program! Ia kam dalë mirë se nuk e kam transmetuar

6 Janar 2023, 09:40| Përditesimi: 6 Janar 2023, 09:42

  • Share

Dea Mishel ka rrëfyer betejën e saj me ankthin duke zbuluar se përlotej para se të futej në xhirimet e emisionit ‘She’s on Top’. Këtë e ka treguar në një bisedë me banorët në BB VIP Albania.

“Unë kisha ankth dhe kur dilja në rrugë dhe ishte shumë sfidë. Qaja para se të hyja në program dhe pastaj prapë kur mbaroja, por ia dola mirë them, nuk e kam transmetuar pjesën e ankthit”, tha Dea Mishel.

Më herët, Dea Mishel u gjykua për videon e saj ku fliste për fëmijët jetim.

“Fëmijët jetimë kur u kërkohet të vizatojnë shtëpi, vizatojnë një shtëpi normale apo një institucion”, thotë ajo në video, e cila shfaqet dhe duke qeshur.

Duke dashur të bëjë 'humor' për një çështje kaq delikate dhe të ndjeshme që prek ata fëmijë, të cilët nuk kanë një familje dhe qëndrojnë në institucione pati reagime të ashpra dhe kritika nga ndjekësit e saj.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?