Daniele De Rossi

De Rossi para Europa League: Leverkusen? Kanë gjithçka për t'u frikësuar

1 Maj, 15:11
  • Share

Roma dhe Bayer Leverkusen luajnë këtë të enjte në 21:00 në "Olimpico", me duelin e parë gjysmëfinal në Europa League.

Verdhekuqtë do tentojnë të ndërpresin serinë e pathyeshmërisë të gjermanëve me një ndeshje mes dy trajnerëve të rinj që po i befasojnë të gjithë këtë sezon. De Rossi, trajneri i Romës e di mirë forcën e Leverkusen, teksa tha se ka respekt për punën e Xabi Alonsos.

"Lukaku ka shumë pak kohë që stërvitet, por ka një kohë të shkurtër jashtë. Do të marrim një ditë tjetër për të vlerësuar . Ai duket se është mjaft mirë, mbase do të shtyjmë pak më shumë dhe pastaj do të vendosim . Do të shohim se si ai e menaxhon kohën e tij të lojës në të djathtë", tha De Rossi.

Më pas ai foli për Leverkusenin dhe tha se kanë gjithçka që të bëjnë të frikësohesh.

"Unë mendoj se kanë gjithçka për t'u frikësuar. Nga mënyra se si luajnë e deri te lojtarët që kanë, unë e respektoj trajnerin e tyre dhe ata janë të pamposhtur pavarësisht se kanë qenë shpesh në disavantazh. Kjo do të thotë se ata kanë arritur besimin dhe ndërgjegjësimin e një ekipi këmbëngulës, por të dyja skuadrat do të luftojnë deri në sekondën e fundit", tha italiani.

Për rekordin e asnjë humbje këtë sezon të kundërshtarit, De Rossi tha se nuk e kanë aty mendjen.

"Nuk mendoj se është një barrë, por ka skuadra që i kanë vënë në vështirësi. Ka diçka të madhe në atë ekip. Ata kanë një trajner të fortë, lojtarë të shkëlqyer dhe luajnë futboll të shkëlqyeshëm", tha De Rossi.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?