Sport

De Rossi në versionin i tërbuar dhe një vajzë 'topless' në rrugë, italianët nuk përmbahen për titullin kampion Europe

12 Korrik 2021, 13:52| Përditesimi: 12 Korrik 2021, 14:34

  • Share

Penalltitë e pritura nga Donaruma që më pas sollën titullin kampion Europe janë festuar gjatë nga italianët. Festa e papërmbajtur nisi që në Londër, në stadiumin Wembley, ku italianët e pranishëm e përshkruan si të papërsëritshëm momentin. Shumica e tyre ishin ‘no coment’, ndërsa nuk mungonin as lavderimet për Mancinin.

Jo më pak e ndezur ishte edhe festa në dhomat e zhveshjes. Një kampion bote si De Rossi, që tani është pjesë e stafit të Mancinit, u pa në një version që nuk mendohej më parë.

Të shumtë kanë qenë edhe tifozët që kanë pritur me padurim kombëtaren në aeroportin e Fiumicinos në Itali. ‘Axurrët’ mbërriten atje rreth orës 6 të mëngjesit, ndërsa të parët që dolën nga avioni ishin Cheilini dhe Mancini që mbanin trofeun në duar.

Asgjë nuk mbaroi me kaq, pasi edhe hoteli i kombëtares ishte i rrethuar me qindra tifozë.

Festës nuk i munguan as vajzat toples në rrugët e Italisë. Si duket të fitosh një kampionat Europian nuk është fare një pune e lehtë.

Për kombëtaren e Italisë festa nuk do të ndalet me kaq, pasi do të priten nga presidenti dhe kryeministri i vendit për t’u dekoruar.

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?