Mbrojtësi holandez Matthijs de Ligt

De Ligt nuk ndalet, tjetër ‘shuplakë’ për Juventusin: Te Bayern duan çdo vit fitimin e Champions League

21 Shtator 2022, 09:24| Përditesimi: 21 Shtator 2022, 09:25

  • Share

Matthijs de Ligt ishte një nga transferimet më të shtrenjtë të verës pasi Bayern e bleu për 75 milionë euro nga Juventus, por që prej transferimit në Gjermani holandezi vetëm ka sulmuar bardhezinjtë. Fillimisht u fol për stërvitje të dobët te italianët, ndërsa tani 23-vjeçari ka krahasuar klube në një tjetër dimension.

“Kalimi te Bajerni është padyshim hapi më i madh në karrierën time si profesionist. Bavarezët e kanë dëshmuar gjithmonë se mbeten një nga ekipet kryesore në fitimin e kompeticionit më të rëndësishëm për klube, Champions-in, ndërsa te bardhezinjtë nuk mendohej si prioritet fitimi i kompeticionit në fjalë.

Gjithsesi, ishte një eksperiencë e bukur të luaja në Torino dhe jam i sigurt se do të më vlejë në të ardhmen, pasi çdo skuadër ka karakteristikat e saj, të cilat të rrisin në dimensione të ndryshme,”- përfundoi Matthijs.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?