Gianni De Biasi

De Biasi: Roma dhe Juve s’kanë shanse në Champions, gabova që shkova në Spanjë

10 Prill 2018, 12:10| Përditesimi: 10 Prill 2018, 12:13

  • Share

“As Roma dhe as Juventusi nuk do ta kalojnë turin në Champions pasi ka diferenca të mëdha me Barcelonën dhe Real Madrid”.

Ky ka qenë komenti i ish-trajnerit të Shqipërisë Gianni De Biasi në TuttoMercatoWeb.com për ndeshjet e kthimit të Champions League.De Biasi analizon se diferenca është shumë e madhe mes futbollit spanjoll dhe atij italian:

“Shtetet e tjera janë rritur shumë ndërsa në Itali nuk vijnë më lojtarët më të mirë. Në Europë deri në fund ka ecur vetëm Juventusi. Në Itali duhet të rinisemi duke angazhuar më shumë të rinjtë. Roma ndaj Barcelonës duhet të luajë një ndeshje krenarie por për të kaluar më tej në Champions as Roma dhe as Juventusi nuk kanë shanse”, e mbyll analizën De Biasi.

Në fund tekniku flet edhe për veten e tij dhe mundësinë e rikthimit në pankinë duke sqaruar: ”Po pres të më vijë një mundësi dhe jap i hapur për çdo opsion. Gabova që shkova në Spanjë tek Alaves. Ishte një zgjedhje emocionale dhe jo racionale ashtu siç duhet të kishte qenë duke parë edhe eksperiencën time”, e mbyll De Biasi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?