Datëlindja e Lewis Carrol, ‘Liza në botën e çudirave’ në Kryeministri! Tek ‘Agimi’ skulpturat bëhen ‘live’! ‘Anna Karenina’ në skenë

26 Shkurt, 11:36| Përditesimi: 26 Shkurt, 22:07

  • Share

Në kuadër të pervjetorit të lindjes së autorit për fëmijë Lewis Carrol, fëmijë të Qendrës Kulturore për Fëmijë dhe artistja Bakie Baboçi sjellin sot në orën 16.00 përmes interpretimeve pjesë të romanit “Liza në Botën e Çudirave” .

Nga sot deri në 11 mars qëndron e hapur në bibliotekën “Marin Barleti”  ekspozita fotografike “Udhëtim në Japoni”  që rrëfejnë natyrën, arkitekturën dhe stilin japonez të jetesës.

Me rastin e Ditëve të Kujtesës të mbajtur nga Instituti për Demokraci Media dhe Kulturë, përkujtohen sot prej orës 10.00, 22 intelektualët e ekzekutuar nga regjimi komunist në 26 shkurtit të vitit 1951 në Mënik të Pezës.

Mbahet nga sot në orën 18.00 deri në 26 shkurt në qendrën e artit “Agimi” në Tiranë, një performancë skulpture ‘live’.

Ekspozita fotografike “Vizitë e vonuar” e artistit Shpëtim Kërçova me imazhe bardhë e zi të prodhuara në Romën e ’41-shit, pret vizitorët deri në 1 mars në galerinë “Bazament art space” në Tiranë.

Shfaqet nga sot deri në 28 shkurt,  në orën 19.00 në sallat kulturore pranë Komunës së Parisit shfaqja “Anna Karenina” e Lev Tolstoit me regji të Mehmet Xhelilit.

Ekspozita personale “Introspeksion – Arsye për të qenë stoik përballë dhunës” nga artisti Toni Milaqi vijon e hapur deri në 5 mars në Galerinë e Artit Tiranë.

Me 50 imazhe tronditëse si dëshmi e agresionit rus është e hapur për publikun nga sot deri në 23 mars ekspozita "Ukraina: një krim lufte" në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri.

Vijon e hapur deri nesër në galerinë “Fab” në Tiranë ekspozita “Gjilpëra” e artistes Artemisa Çullhaj dhe e kuruar nga Najada Hamza.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?