Dasma me top

12 Maj 2019, 11:29| Përditesimi: 12 Maj 2019, 11:40

  • Share

Ishte mire e bukur shtrirë në divanin e sapoblerë me lekët që fitonte nga puna si taksist me benzin “Sel”. Armandos i vjen një zë nga krahu tjetër i dhomës i cili gati i lutet që të ngrejë j receptorin e telefonit. Lutfiu jam i përgjigjet zëri i bashkëbiseduesit.

Po të kërkoj të më nderosh në dasmën e djalit, dhe sapo merr frymë thellë i kërkon shokut të ushtrisë që ti vijë me benzin “Sel” A mund t'i rrije larg këtij gëzimi shokut të ngushtë të ushtrisë? E diela nuk vonojë dhe Armando sa e ndjen veten të nderuar aq edhe aq emocionalisht donte të ish sa më pak i prekur për ta pasur shoqërimin e çiftit të ri me përqëndrim sa më profesional. Makina e zezë shumë serioze kishte rritur respektin e banorëve dhe dasmorëve për familjarët e çiftit nga ana e dhëndrit.

Fshati ku do të merrej nusja ishte jo më larg se 15 minuta me makinë por rruga shoferit dhe dasmorëve dukej shumë i gjatë.

Dolën njerzit e nuses e të kërcasin automatikët dhe mitralozat për të pritur dhëndrin e nuk rreshtnin gëzhojat që vinin drejt dasmorëve. Armando sa nuk po pëlciste nga padurimi për ti shpëtuar plumbave dhe për të mos i pësuar ndonjë goditje makinës/ Kur dolëm nga ai gëzim i çmëndur tregon me shumë emocion Armando u nisëm për tek shtëpiija e dhëndrit. Shoku im i dikurshëm më tregon se si vjehrri e paska filluar sfidën me mitraloz?

Topi do të ishte zhurma e rradhës e kur ai e zbrazi Benzi im shpëtoi për mrrekulli…Kur lajmet për protestën nuk mbarojnë e kuptoni apo jo?

Dritëro Agolli ka lexuesit e tij me veprat e tija, por tek “Njeriu me top” u gdhend arketipi i urrejtjes për asmin dhe përpara luftës kundër armikut do zgjidhte hallet e tija fshatari “Mato” por në dasmën e vitit 2010 në një nga fshatrat mes Laçit e Tiranës, armët e vitit 1997 ishin e janë në duart e nipave të “Zigurit” djalit të Matos.

Nëse e ka opozita apo jo topin ne nuk e dimë por që të vazhdojmë t'i bëjmë protestat si sfida kundër shtetit e ta rrënojmë të ardhmen e vendit për hir të ardhjes në pushtet kjo nuk quhet as protest e as kauz e drejtë për ta lodhur popullin shqiptar e ta sfilitur e marr peng të arrdhmen evropiane.

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?