Personazhet vip celebrojnë çiftet

Dasma e Vitit në Shqipëri, personazhet VIP që celebruan çiftet dhe surprizat nga Ami Event dhe TEG

15 Shkurt 2019, 12:05| Përditesimi: 15 Shkurt 2019, 13:39

  • Share

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të dy viteve të kaluara, mbahet për të tretin vit rradhazi dasma e vitit në Shqipëri, e organizuar nga Ami Event dhe TEG.

Dhjetëra çifte kanë fatin që të përfitojnë falas organizimim e ceremonisë, fustanin e nuses, asistencë në makeup, banketin, foto profesionale e shumë të tjera.

E veçanta e këtij viti është se çiftet kishin mundësinë e përzgjedhjes së një personazhi publik për të celebruar martesën e tyre.

⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀
Pra këtë vit çiftet që do të shkojnë në altar, do të përzgjidhen nga personazhi publik, që ka pranuar ftesën pasi është selektuar nga çifti.
⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀
Personazhet e famshëm të përzgjedhur, do të vendosin se cilët prej çifteve dëshirojnë të celebrojnë, në rastin kur janë nominuar nga më shumë së një çift.

Ja disa foto nga dita e parë. 

Disa nga personazhet publikë që do të celebrojnë martesat janë Eranda Libohova, Ori Nebijaj, Roza Lati, Zaimina, Greta Koçi, Alba Hoxha, Albana Osmani, Ermali dhe Amarda e shumë të tjerë.

Dhe sigurisht në këte që është dasma e vitit në Shqipëri, nuk mund të mungonte qytetari i parë i Tiranës, Z.Veliaj.

Këtë vit ceremonitë e dasmave do të vijojnë deri ditën e dielë, kjo në menyrë që çifteve t’u kushtohet koha e duhur për të përjetuar këtë moment special në jetën e tyre.

Sot, në orën 16:00, celebrimet starojnë me kryebashkiakun e Tiranës, Z.Veliaj.

Jeni të mirëpritur.

Për më shumë info, klikoni në teg.al

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Altini: 15/02/2019 19:21

    K**va i ropi njerezit duke i mashtruar cdo dite.Larg k**ves o popull por beni gjerat vete te gjitha me pak leke. Flm

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?