‘Dashuritë e Presidentit’ në Teatrin Eksperimental! ‘La Boheme’ në Opera! Koncert operistik në Durrës

11 Prill, 12:04| Përditesimi: 11 Prill, 14:02

  • Share

Andi Begolli vendos sot në orën 20.00 në skenën e Teatrit Eksperimental shfaqjen “Dashuritë e Presidentit” të Miro Gavran, me pjesëmarrjen e aktores Luiza Xhuvani.

Drama "Para Perëndimit" e nobelistit Gerhart Hauptman, me regji të Andia Xhungas e Indrit Çobanit, interpretohet këtë mbrëmje në orën 19.00 në teatrin "Metropol" në Tiranë me një kast të përzgjedhur aktorësh.

Ada Gurra vendos nga sot në orën 19.00 në skenën e Operas, veprën “La Boheme” të Puçinit, me solistët, korin e të rriturve dhe fëmijëve si dhe Orkestrën Simfonike të Teatrit.

Shfaqja "Biznesmeni" me dramaturg Viktor Zhustin e regji të Gëzim Kames rikthehet sot në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar me një kast të përzgjedhur aktorësh.

Shfaqet sot në orën 18.00 në Qendrën për Hapje e Dialog në Kryeministri filmi “Yjet e së ardhmes” me regji të Edmond Topit dhe disa nga aktorët më të mirë vendas si Tinka Kurti, Margarita Xhepa e Reshat Arbana.

Pret vizitorët deri në 10 maj në Qendrën për Hapje e Dialog në Kryeministri ekspozita personale e artistit Nazmi Hoxha “Dreams within a dream”.

Mbahet sot në orën 19.00 në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës koncerti operistik “La Piazza, la Chiesa, il Teatro”  nga Ansambli dhe Kori Gesualddo.

Qëndron e hapur deri në 13 prill në galerinë “FAB” në Tiranë ekspozita e artistit Ilir Kaso “Ky nuk është një suvenir”.

Ekspozita "Felice Beato dhe Adolfo Farsari - Dy italianë në Lindjen e Largët" vijon e hapur deri në 27 prill në Muzeun "Marubi" në Shkodër.

Qëndron e hapur deri në 27 prill ekspozita personale “Udhëtarët e kotësisë” e artistit Helidon Haliti në Galerinë e Arteve Shkodër.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?