Dashuria për kafshët, humb jetën
në përpjekje për të shpëtuar qenin

23 Prill 2016, 08:35| Përditesimi:

  • Share
Një 33-vjeçar italian nga Rimini ka humbur jetën pasditen e dy ditëve më parë, në tentativë për të shpëtuar qenin e tij, nga përplasja me një tren.

Ngjarja ka ndodhur në Bellaria reth orës 13:30, shkruajnë mediat italiane.

Duke cituar burime nga policia, Rai raporton se 33-vjeçari, në tentativë për të shpëtuar dy qentë e tij që ishin larguar nga oborri i banesës, u përplas nga treni nga treni së bashku me një nga kafshët.

Sipas dëshmimtarëve, viktima vrapoi disa metra përgjatë shinave të trenit për të arritur dy këlyshët, të cilët i morri në krahë, por pak pas kësaj u përplas nga treni.

33-vjeçari mbeti i vdekur në vend. Një nga kafshët e tij ndordhi, ndërsa tjetri arriti të shpëtonte.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarj.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?