2 infermierët italian

‘Dashuri në kohërat e pandemisë’, 2 infermierët italian dashurohen në repartin e COVID-19

15 Shkurt 2021, 14:04| Përditesimi: 15 Shkurt 2021, 14:37

  • Share

ITALI- Ashtu si dashuria e Florentino Ariza dhe Fermina Daza në “Dashuri në kohërat e kolerës”, Antonella dhe Michele 2 infermierët nga Bari i Italisë, u dashuruar në kohë pandemie dhe 'kolere', në pavionin e COVID-19.

Foto-ja e tyre në të cilën shfaqen të veshur me veshjet mbrojtëse anti-COVID, me doreza dhe maska ndërsa puthen bëri xhiron e botës.

Ata janë njohur teksa e gjithë Italia ishte në lockdown, atëherë ku çdo njeri nuk kishte të drejtë të dilte nga shtëpia, përveç mjekëve dhe infermierëve.

"Poliklinika më dha atë që të gjithë ëndërrojnë, dashuri dhe punë. Takova mjekë, punonjës socialë dhe shëndetësorë, infermierë që kurrë nuk kanë qenë vetëm kolegë por miq me të cilët kam ndarë gjithçka, gëzime dhe dhimbje. Në repartin e COVID-19 takova dashurinë time, pa Poliklinikën nuk do ta kishim gjetur kurrë njëri-tjetrin.”, shkruan Michele në rrjetin e tij social.

Foto-ja e çiftit italian të dashuruar, i ngjason pikturës "The lovers" të Rene Magritte, e cila është ndërtuar në një paradoks artistik, ata mund të shihen por jo të preken...

"The lovers" nga Rene Magritte

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?